TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 10:50

Detajet nga operacioni i SPAK/ Një pajisje regjistrimi, dokumente pronësie dhe para; çfarë u zbulua gjatë arrestimit të ish-deputetit

Shkruar nga Pamfleti
Detajet nga operacioni i SPAK/ Një pajisje regjistrimi, dokumente
Jurgis Çyrbja

Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje të hollësishme mbi akuzat që rëndojnë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Sipas SPAK, Çyrbja i siguronte Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim, informacione për të shmangur kapjen e tij.

SPAK thotë në njoftim se zyrtarë të paidentifikuar shitën sekrete shtetërore në 7 raste. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çyrbja ka ndërhyrë në agjenci ligjzbatuese për të blerë vota në 2021. Gjithçka u zbulua nga Sky ECC. 

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1. Pesë telefona celularë;

2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5. Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve.

jurgis Çyrbja spak

Lini një Përgjigje