TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 11:12

Arrestimi i Çyrbjes, avokatja tërheq në GJKKO materialet hetimore; ish-deputeti nuk është marrë në pyetje për çështjen që ra në pranga

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Çyrbjes, avokatja tërheq në GJKKO materialet

Pas arrestimit të ish-deputeti, Jurgis Çyrbja ditën e djeshme, avokatja e tij Bruna Kullolli, u pa sot në institucionin e akuzës. Avokatja tërhoqi mëngjesin e sotëm materialet hetimore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Sipas saj, Çyrbja nuk është marrë asnjëherë në pyetje lidhur me çështjen për të cilën SPAK lëshoi mandat arresti ndaj tij.

Çyrbja u arrestua pasditen e djeshme pasi dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.

Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe Altin Hajri. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje",  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.

Lini një Përgjigje