TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 13:40

Arrestimi i Ilir Metës, masë sigurie edhe për Monika Kryemadhin

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ilir Metës, masë sigurie edhe për Monika Kryemadhin

Ilir Meta në burg, Monika Kryemadhi detyrim paraqitje

Masa detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ndërkaq, në pranga është vënë kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta.

Kujtojmë se deputetja Monika Kryemadhi ishte në Qershor para hetuesve të SPAK ku dha shpjegime mbi një hetim të SPAK në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror.

Për të njëjtën dosje është pyetur edhe nëna e deputetes, teksa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj.

Kujtojmë se rreth një javë pas paraqitjes së saj në SPAK, Meta njoftoi divorcin me deputeten.

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 

Lini një Përgjigje