TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 14:14

Video e arrestimit/ Publikohen pamjet kur Ilir Meta nxirret me forcë nga makina

Shkruar nga Pamfleti
Video e arrestimit/ Publikohen pamjet kur Ilir Meta nxirret me forcë nga
Momenti i arrestimit të Ilir Metës

Janë publikuar pamjet e reja nga momenti ku kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta  është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK.

Në pamjet e arrestimit , shfaqet kreu i PL-së duke u ndaluar nga forcat policore.

Automjeti i ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH ndërsa shihet se dy prej tyre të cilët mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.

Meta u vu në pranga në nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

GJKKO ka caktuar 3 masa sigurie në total, për Ilir Metën është ekzekutuar masa arrest në burg, për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin detyrim paraqitje dhe e njëjta masë për një ish-zyrtari të LSI, identiteti i të cilit nuk dihet.

Akuzat lidhen me hetimin pasuror të bërë pak kohë më parë nga SPAK ndaj familjes Meta ku masë sigurie ka edhe për Kryemadhin dhe një ish-funksionar të LSI.

Meta është akuzuar për ‘pastrim parash’, ‘korrupsion’ dhe ‘mosdeklarim pasurish’.

 

Meta ka qenë nën hetim për disa muaj, me akuzat që lidhen me një kontratë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastrimin e dyshuar të parave. Dyshimet përfshijnë edhe kallëzime për shpenzime të paligjshme, përfshirë ndërhyrjet estetike jashtë vendit nga anëtarë të familjes së tij.

Në të kaluarën e tij, Meta ka mbajtur pozicionet më kyçe në shtetin shqiptar, duke përfshirë detyrat e Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës. Arrestimi i tij shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Marrëdhëniet e Meta-s me SPAK kanë qenë të tensionuara. Ai ka pasur përplasje publike me kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e akuzuar strukturën për manipulime politike dhe zbatim urdhrash nga kryeministri aktual, Edi Rama.

Meta ka paraqitur deklarime në SPAK për disa çështje, përfshirë ato që lidhen me mosdeklarimin e pasurisë dhe korrupsionin. Ndërkohë, shoqëria shqiptare pret një konfirmim zyrtar nga SPAK për akuzat e sakta që rëndojnë mbi të. 

 

 

ilir meta arrestohet

Lini një Përgjigje