TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 13:10

Arrestohet ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta 

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK.

Meta po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Meta është arrestuar nga agjentët e BKH, teksa po lëvizte me makinë në rrugët e Tiranës. Kreu i PL kishte njoftuar në konferencë në 13:40. 

Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë”, thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të bërë në orën 12:09.

Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.

Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në lidhje me një pagesë të bërë për lobim në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka nisur prej kohësh një hetim pasuror ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme ka të regjistruar më herët të paktën 3 procedime penale që kanë bazë kallëzime të bëra nga qytetarë, por edhe persona të tjerë që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, por edhe Kryemadhin.

Kallëzime të cilat janë përkthyer në procedime të regjistruara për çështje të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Ilir Meta ka shërbyer si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 202. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004 sot Partia e Lirisë e cila drejtohet prej tij.

ilir meta arrestim spak

Lini një Përgjigje