TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 11:47

Aferat te Shëndetësia/ Shkëlqim Cani dëshmon tek "Sterilizimi", Plarent Ndreca i PS largohet nga mbledhja

Shkruar nga Pamfleti
Aferat te Shëndetësia/ Shkëlqim Cani dëshmon tek
Vokshi dhe Ndreca

Pas pauzës për mbledhjen e Kryesisë së Komisionit Hetimor për koncensionet e dhëna në Shëndetësisë, kanë rinisur punimet.

Në mbledhje vihet re mungesa e nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca.

Aferat te Shëndetësia/ Shkëlqim Cani dëshmon tek

Por ndryshe nga Ndreca, anëtarët e tjerë të Komisionit nga ana e maxhorancës janë të pranishëm në sallë. Kjo pasi ka nisur dëshmia e ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.

Po ashtu do të dëshmojnë Admir Daci, Arben Daci, Artan Kalleshi, Altin Fani. Të gjithë dëshmitarët do të pyeten në lidhje me aferën e sterilizimit, për të cilën është arrestuar ish-ministri Ilir Beqaj dhe zyrtarë të tjerë.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi, ka deklaruar sot në mbledhje se ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama.

Ajo ka kërkuar shtyrjen e afatit për mbylljen e Komisionit Hetimor, i cili duhet të përfundojë ditën e nesërme.

“Zbatoni Rregulloren, Kushtetutën, ligjin. Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin. Nuk është ezauruar lista e dëshmitarëve Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave.Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama. Nuk po respektohet rregullorja, nuk janë respektuar dhe njoftuar oraret”, tha Vokshi.

 

plarent ndreca shkëlqim cani

Lini një Përgjigje