TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 11:09

Arrestimi i Jurgis Çyrbes, reagon Bardhi: Provë që Rama është marrë peng nga bandat!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jurgis Çyrbes, reagon Bardhi: Provë që Rama

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Bardhi tha se aksesi i organizatave kriminale në caktimin e renditjes së kandidatëve në listat e deputetë, është provë se Rama është kryeministër i marrë peng nga bandat.

Deputeti demokrat theksoi se listën e kandidatëve dhe renditjen e tyre e harton dhe miraton Edi Rama. Bardhi u shpreh se bandat nuk kanë mbledhur vota për të bërë një deputet, por për të bërë Ramën kryeministër.

“Aksesi i organizatave kriminale deri në pikën e caktimit të renditjes së kandidatëve në listën e deputetëve të PS është prova më domethënëse që Edi Rama është një Kryeministër i marrë peng nga bandat. Firma e Edi Ramës si Kryetar i PS për të plotësuar kërkesën e një prej grupeve më të rrezikshme të krimit të organizuar është akti më domethënës i gjunjëzimit të një partie politike dhe të Kryeministrit përpara tyre. Ky nuk është një rast i izoluar, por i shtrirë në çdo qark, në çdo bashki.

Trajtimi i krimit të organizuar si bashkëaksioner në qeverisje është rënie e shtetit, asgjesim i zgjedhjeve të lira, vdekje e demokracisë. Opozita e ka ngritur këtë shqetësim prej vitesh, por Kryeministri i bandave ka bërtitur “shpifje, shpifje, shpifje”, dhe sot si gjithmonë pasi i provohet, fshihet dhe hesht!

Listën e kandidatëve dhe renditjen e tyre nuk e caktojnë deputetët, por e harton dhe miraton Edi Rama. Bandat nuk kanë punuar për të bërë një deputet, por kanë punuar për të bërë Kryeministër Edi Ramën. Bandat nuk kanë mbledhur vota për të bërë një deputet, por për të bërë Edi Ramën Kryeministër. Nuk janë deputetët bashkëpunëtor të grupeve kriminale, por Edi Rama që ka ndarë qeverisjen me to dhe ka fituar pushtetin në bashkëpunim me to.

Kjo e bën zyrtarisht Shqipërinë vendin e parë në botë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar! Përgjegjës për këtë është vetëm Edi Rama dhe askush tjetër”, u shpreh Bardhi.

Lini një Përgjigje