TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 09:57

"Lista e Durrësit me urdhër të bandave"/ Plas keq mes Vokshit dhe Ndrecës: Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo me avokat?

Shkruar nga Pamfleti

"Lista e Durrësit me urdhër të bandave"/ Plas keq mes

Ka nisur sërish me debate të forta mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se Plarent Ndreca ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat. Ajo tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat.

Ndërsa, Ndreca ia ktheu se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un organizatë kriminale.

Albana Vokshi: A jeni në tërezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.

Plarent Ndreca: E bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.

Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat. Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.

Plarent Ndreca: Ne SPAK nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.

Lini një Përgjigje