TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 10:25

Përplasje në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi-Ndrecës: Nuk është hajdute Albana! Socialisti: Nëse ke ndonjë emër thuaje

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje në Komisionin e Shëndetësisë,

Mbledhja e Komisionin Hetimor të Shëndetësisë është shoqëruar me debate të shumta.

Në debat u përfshinë kryetarja e komisionit Albana Vokshi dhe socialisti Plarent Ndreca.

Teska demokratja u shpreh: “Nuk është hajdute Albana”, Ndreca i kërkoi që nëse ka ndodnjë emër hajduti ta thotë.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Po ta kisha emrin Albana, ashtu do ishte

Vokshi: Tregon injorancë të thuash ‘unë jam Albana’. Nuk është hajdute Albana, ashtu siç ju dhe të tjerët të shkoni…

Ndreca: Po ke ndonjë emër hajduti provoje. Përvoje, se jeni trima kështu pa emra.

Vokshi: Kush janë dëshmitarët….

Ndreca: A do bësh mbledhje kryesie apo jo? Çfarë qëllimi ke? S’mund të rrimë gjithë ditën të dëgjojmë ty o zonjë.

Vokshi: O Petro dëgjo dëgjo, se as ti s’i di.

Ndreca: Janë listat e tua, jo të dakordësuara. I kemi me shkrim të dokumentuara.

Ne nuk funksionojmë si PD. Kryeministri i vendit s’ka lidhje me koncesionet. Kjo është arsye pse nuk kemi pranuar që të thirrjet, ndërsa arsyet tuaja janë politike. Nëse doni të bëni mbledhjen e kryesisë, hajde e bëjmë. Nëse doni ta prishni kjo është gjë tjetër.

Lini një Përgjigje