TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 11:27

SPAK i vuri prangat ish deputetit të PS, qeveria Rama 'në aksion': Do rrisim pensionet

Shkruar nga Pamfleti
SPAK i vuri prangat ish deputetit të PS, qeveria Rama 'në
Petrit Malaj

Teksa shumë eksponentë të PS po bien një nga një në rrjetën e SPAK, qeveria Rama mundohet ti anashkalojë sa më lehtë këto skandale përpara elektratit para zgjedhjeve.

Ndërsa ish deputeti i PS, Jurgis Çyrbja u arrestua dje nga SPAK, ditën e sotme ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se qeveria Rama është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve.

Në një konferencë të drejtpërdrejtë, ministri tha se qeveria do të shtojë bonusin e fundvitit për pensionistët.

“Qeveria Rama  është  plotësisht  e angazhuar për një rritje sa më të shpejt të pensioneve. Ne do të rrisim bonusin e fundvitit për pensionistët. Ndërkohë në planin afatgjatë , synimi jonë është të krijojmë një skemë të qëndrueshme që do të garantojë pensione më të larta…Bonusi i fundvitit është një mënyrë për të lehtësuar sadopak barrën financiare që ju keni dhe synon të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë. Synojmë të krijojmë një skemë pensionesh më të qëndrueshme, e cila do të sigurojë pensione më të larta. Çështja e indeksimit me 4.1% nuk ka të bëjë me skemën që duam të bëjmë ne. 4.1% është një detyrim ligjor i cili ka të bëjë me indeksimin e rritjes së çmimeve të vazhdueshme. Nuk  ka të bëjë me skemën që jemi duke riparë”, tha ministri.

 

petrit malaj

Lini një Përgjigje