Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja.
“Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë”.
Kështa ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili theksoi se “të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama”.
Berisha u shpreh se Jurgis Çyrbja njihet si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj, por theksoi se ai nuk është peshku i madh.
'Jurgis Çyrbja i njohur botërisht si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajt me tonelata dardha të krimbura. Ka dërguar dy herë mandatin e tij në Parlament, rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrë më të pakundërshtueshme, faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi.
Familja mafioze Avdylaj, jo vetëm kandidoi Çyrben si përfaqëues të vetin në Parlament por di diktoi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji.
Pra kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj, jo vetëm për futjen në listë por dhe renditjen në dytë pas Ramës, të gjinisë mashkullore, në listën e Durrësit. Rama duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që përfaqësonte klanin më të rrezikshëm, që strehonte dhe fshihte vrasësin e Prengës.
Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, peshqit mëdhenj janë sipër fare, peshkaqeni është Rama.', tha kreu i PD.
Lini një Përgjigje