Për kryeministrin Edi Rama, situata me pensionet është një çështje që nuk varet vetëm nga puna e qeverisë.
Ai tha këtë të Hënë gjatë bashkëbisedimit me pensionistët, se që skema e re të funksionojë nevojitet që të paguhen në mënyrë korrekte sigurimet shoqërore.
Më tej ai u mburrur para tyre për shërbimet në spital ku tha se është i operuar dy herë në publik.
'Po i afrohem edhe unë kohës që do të ulem në atë anë. Jam i vetmi kryeministër që jam futur në thikë dy herë në spital publik, shumë gjëra janë bërë por të gjitha do të marrin kuptimin e plotë.', tha ai.
Lini një Përgjigje