TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 15:16

Arrestimi i Ilir Metës, Gjokutaj zbulon 3 akuzat që rëndojnë ndaj ish-presidentit!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ilir Metës, Gjokutaj zbulon 3 akuzat që rëndojnë

Genc Gjokutja, avokati i Ilir Metës ka zbuluar akuzat që rendojnë ndaj ish-presidentit i cili u arrestua mesditën e sotme nga polica me urdhër të SPAK.

Pas takimit me të në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Gjokutaj zbuloi për mediat se për Metën janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mos deklarim i pasurisë.

“Isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditeskt që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. E gjithë kjo histori ndodh me një person i cili ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë disa herë shpjegime. Kjo çështje ka 5 vjet që është në duart e prokurorëve. Është momenti politik.

Qëndrimi i tij është krejt i qartë. I vendosur të përballet me procesin. Çdo gjë në këtë vendim, e ka marrë kohë përpara dhe është gati të përballet. Ankimimi i masës së sigurisë është akt procedural. Do të verifikohet njëherë ekzekutimi i vendimit.

Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim i pasurisë. Kryemadhi nën hetim.

Ishte një takim si çdoherë tjetër vetëm në një ambient ndryshe. Mënyra se si është arrestuar është banditeske, rrëmbyer në rrugë ish-presidenti”, tha Gjokutaj.

 

Lini një Përgjigje