TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 15:15

Veshur me bluzën e Celtic, momenti kur Ilir Meta niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Veshur me bluzën e Celtic, momenti kur Ilir Meta niset drejt bllokut

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pas arrestimit që ju bë pak më parë.

Ilir Meta është nisur drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”, ku do të kryhen procedurat e radhës. Ai shihet i veshur me bluzën e ekipit të Celtic.

Kujtojmë se Metës iu vunë prangat ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa sapo ishte kthyer nga Kosova në kryeqytet. Operacioni u krye pran kthesës së Kamzës. 

Veshur me bluzën e Celtic, momenti kur Ilir Meta niset drejt bllokut

Ndërkohë Genc Gjokutja, avokati i Ilir Metës ka zbuluar akuzat që rendojnë ndaj ish-presidentit i cili u arrestua mesditën e sotme nga polica me urdhër të SPAK. Pas takimit me të në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Gjokutaj zbuloi për mediat se për Metën janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mos deklarim i pasurisë.

Isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditeskt që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. E gjithë kjo histori ndodh me një person i cili ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë disa herë shpjegime. Kjo çështje ka 5 vjet që është në duart e prokurorëve. Është momenti politik.

Veshur me bluzën e Celtic, momenti kur Ilir Meta niset drejt bllokut

Qëndrimi i tij është krejt i qartë. I vendosur të përballet me procesin. Çdo gjë në këtë vendim, e ka marrë kohë përpara dhe është gati të përballet. Ankimimi i masës së sigurisë është akt procedural. Do të verifikohet njëherë ekzekutimi i vendimit.Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim i pasurisë. Kryemadhi nën hetim.

Ishte një takim si çdoherë tjetër vetëm në një ambient ndryshe. Mënyra se si është arrestuar është banditeske, rrëmbyer në rrugë ish-presidenti”, tha Gjokutaj.

Lini një Përgjigje