TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 19:24

Çfarë po gatuhet me Censin e popullsisë? Kosova nxjerr të dhënat për 2 muaj, INSTAT vetëm shtyn afatet

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po gatuhet me Censin e popullsisë? Kosova nxjerr të
Elsa Dhuli

INSTAT fshihet pas gishtit se nuk janë përpunuar ende të dhënat. Por kjo gjë bie poshtë nëse shohim Kosovën...

Vijon "ping pongu" me censin e popullsisë. Ndonëse procesi i regjistrimit ka përfunduar që më 15 nëntor, Instituti i Statistika nuk ka ende një konkluzion, duke shtuar dyshimet se po luhet me shifrat.

Pritej që në datë 19 qershor të publikoheshin të dhënat e plota, por sërish ka pasur shtyrje. 

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli teksa raportonte në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e vitit 2023, tha se më 28 qershor do të publikohen konkluzionet kryesore, ndërsa të dhënat e plota do të publikohen në tetor.

INSTAT do t’i bëj publike rezultatet kryesore të CENS të popullsisë dhe banesave në qershor 2024, dhe të dhënat e detajuara do të publike në tetor të vitit 2024”, tha Elsa Dhuli.

Por pse kjo vonesë? Mos vallë po konfirmohen zërat se Shqipëria ka përfunduar te 1.7 mln banorë? INSTAT fshihet pas gishtit se nuk janë përpunuar ende të dhënat. Por kjo gjë bie poshtë nëse shohim Kosovën.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nëpërmjet një konference për media ka njoftuar zyrtarisht për mbylljen e procesit të regjistrimit të popullsisë. Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, tha se Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë.

Është ditë e madhe për Kosovën dhe për të gjithë. Projekt madhor që ka vlerë në disa fusha. ASK falënderon të gjithë për bashkëpunim në këtë process të regjistrimit të popullsisë. Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë”, tha ai.

Drejtori i ASK-së po ashtu bëri të ditur se janë regjistruar edhe 600 mijë qytetarë që jetojnë në diasporë, ndërsa shtoi se pret që numri të rritet pasi afati për regjistrimin e diasporës është shtyrë deri në gusht.

Kastrati gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e të dhënave do të publikohen gjatë muajit korrik, ndërsa të dhënat finale do t’i publikojnë pas 6 muajsh. Pra Kosova për 6 muaj i nxjerr komplet të dhënat, INSTAT pas një viti. /Pamfleti

Lini një Përgjigje