TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 19:17

Miratimi i rezolutës së PS, Kulluri: Propagandë 5-lekëshe, nuk luftohet kështu korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i rezolutës së PS, Kulluri: Propagandë 5-lekëshe,

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri e cilëson si të pakuptimtë rezolutën e miratuar nga Partia Socialiste.

Sipas Kullurit, korrupsioni luftohet me dy mënyra dhe në të dyja rastet nuk ka pse të ftohet opozita për të votuar diçka përtej saj.

Ai u shpreh se PS duhet të mbështesë publikisht dhe me akte konkrete përmes instrumentave që ka në dispozicion SPAK, GJKKO, Prokurorinë e Përgjithshme etj.

“Dy mënyra ka për të luftuar korrupsionin. E para është sistemi i drejtësisë që e heton dhe e gjykon penalisht. Këtë gjë e bëjnë prokuroritë dhe gjykatat. E dyta është vetë qeveria përmes reformave, institucioneve të veta dhe vullnetit politik.

Ne rastin e parë sistemi i drejtësisë është i pavarur ne ushtrimin e dhënies së drejtësisë. SPAK këtë gjë po e bën vetë. Në rastin e dytë qeveria dhe drejtuesit e saj e kanë në dorë vetë të parandalojnë dhe godasin korrupsionin brenda institucioneve të ekzekutivit.

Ndaj rezoluta e propozuar nga PS eshte nje gje krejt pa kuptim. Ne te dyja rastet opozita s’ka pse te ftohet per te votuar dicka pertej saj. As duhet te fuse hundet ne punet e prokurorive dhe gjykatave e as nuk ndikon dot ne punet e qeverise.

PS i mbetet vecse te mbeshtese publikisht dhe me akte konkrete permes instrumentave qe ka ne dispozicion, SPAK dhe prokurorine e pergjithshme e gjykatat e shkalles te pare dhe te dyte. Gje qe e ben pergjysem, perderisa nuk kane cuar asnje zyrtar te larte socialist per hetim sic eshte shprehur vete Dumani. Ndersa opozita te denoncoje publikisht rastet qe konstaton duke derguar padi penale dhe ngritur komisione hetimore ne parlament.

Çdo levizje tjeter si kjo e rezolutes eshte propagande 5-lekeshe!”, tha Kulluri për “News 24”.

Lini një Përgjigje