
Avokati Arbër Hoxha, kritikoi ndërhyrjen e policisë për të arrestuar 4 të rinjtë që transportonin armë nga Kosova.
Avokati u shpreh se efektivët ndaluan të rinjtë pa mbishkrimin 'policia', teksa shtoi se duhej hartuar një plan për goditjen e tyre.
"U ndaluan pa mbishkrimin polica apo diçka tjetër. Për aq kohë sa janë mbajtur në mbikëqyrje policore nuk ka pse elementë të tillë që mund të jenë të rrezikshëm dhe mund të përgjigjen me zjarr të arrestohen në mënyrë të tillë dhe jo nga forca speciale. Policia e shtetit mund të kishte ngritur një plan më të mirë për të arrestuar këta persona në flagrancë. Persona të caktuar pa mbishkrimin policia janë munduar që të arrestojnë persona të tjerë dhe mund të kenë humbur jetën. Të marrin masa të caktuara që në momentin e arrestimit në flagrantë të ketë një plan më të mirë”, tha Hoxha në “Report TV”.
Lini një Përgjigje