TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2025, 21:20

Çfarë është “Thesari”, arma e rrallë që po qarkullon në Tiranë? Karamuço: E aftë të depërtojë antiplumbin, janë shumë të shtrenjta

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë është “Thesari”, arma e rrallë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka dhënë alarmin mbi një armë të re që po përdoret në vendin tonë.

I ftuar në “Top Story”, ai foli mbi operacionin e pak ditëve më parë, ku u kap një arsenal i madh armësh. Sipas profesorit, mes tyre është një armë e cila është e aftë të shpojë dhe antiplumbin.

Sipas tij, ajo cilësohet si “Thesari” dhe kushtin mbi 10 ijë euro. Ai deklaroi se në vendin tonë janë mbi 10 armë.

Na ka hyrë një armë e re nga Kosova që është më e frikshme se këto. Përdoret dhe mbahet shumë nga eksponentët të krimit, pasi depërton edhe në jelekët antiplumb. Shitet 5-10 mijë euro. Policia është në dijeni të kësaj armë por është e rrallë.

Këta i thonë Thesari. Ka pasur 2-3 ngjarje në Bllok ku është përdorur. Dhe ka pasur deponime se përdorin dhe persona të tjerë. Nuk ka deponime se ku janë të shpërndara. Janë mbi 10 të tilla. Është e frikshme se ajo depërton dhe një antiplumb të nivelit 3. Por mbrohesh vetëm te antiplumbi me qeramikë, niveli 4 por e kanë vetëm forcat RENEA”, tha ai.

Lini një Përgjigje