
Sulmet e ashpra të Ilir Metës në drejtim të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, janë vepër penale dhe duhet të dënohen.
Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se të ishte prokuror do t’i kishte vendosur prangat Ilir Metës për sulmet ndaj drejtësisë.
‘Deri më sot nuk kam dëgjuar nga Edi Rama që ti kundërvihet mekanizmit. Lavirja e bulevardit është qëndrim publik. Të ishte për mua i kisha vënë prangat Ilir Metës. Intimidimi i institucioneve shtetërore është vepër penale dhe megjithatë ai belbëzonte. Jemi kundër veprimeve të SPAK’, tha Meçe.
Duke u ndalur tek sulmi me tritol ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër, avokati Alban Duraj tha se duhet ta shohim edhe me një sy pozitiv, kjo pasi po tregon se drejtësia po funksionon.
Lini një Përgjigje