
Juristi Sokol Hazizaj, ka komentuar ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku u vendos tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj.
Hazizaj shprehet se ngjarja është goditje ndaj sistemit të drejtësisë. Ai tha se duhet të nisin hetimet për të zbardhur atë që ka ndodhur. Gjithashtu shtoi se këto ngjarje ndodhin për shkak të reformës në drejtësi. Hazizaj bëri thirrje të ulen shigjetat ndaj drejtësisë.
“Sulmi është i dënueshëm. Drejtësia nuk vihet me padrejtësi. Është goditje që i bëhet sistemit të drejtësisë. Këto ngjarje ndoshta ndodhin edhe për shkak të reformës në drejtësi. Nuk mendoj se ngjarja në Shkodër njollos gjithë Shkodrën.
Edhe sikur ai që ka vënë tritolin të ketë pakënaqësi ndaj drejtësisë, sërish kjo nuk është rruga e duhur. Duhet të nisin hetimet për këtë rast. Të ulen shigjetat ndaj drejtësisë, qoftë nga politika e qoftë nga krimi”, tha Hazizaj për "News24".
Lini një Përgjigje