TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 15:53

“Milionat e të Madhërishmit, do na tregojnë sa përrallore është Shqipëria”, Artan Hoxha zbulon prapaskenat e tërheqjes së RAI3!

Shkruar nga Pamfleti

“Milionat e të Madhërishmit, do na tregojnë sa

Gazetari investigativ, Artan Hoxha duke komentuar faktin se mbrëmjen e djeshme nuk u transmetua dokumentari i RAI3 për Shqipërinë, hodhi dyshime se diçka është luajtur në prapaskenë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha deklaroi se tërheqja e RAI3, ka ekzaltuar të gjithë kabinetin e qeverisë Rama. Hoxha shkon më tej, duke thënë se tani milionat e hedhur nga qeveria Rama për marketing, do të përkthehen shumë shpejt në reportazhe nga mediat e huaja, se sa e bukur dhe perfekte është Shqipëria.

Sipas Hoxhës, kjo bukuri e rrallë e ndërtimve nga lekët e krimit, duket vetëm nga ne oazet e kodrave dhe resorteve luksoze ku rrinë miqtë e krymeinistrit Rama.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Çerçizët”, “Agushët”, “Çobo Rrapushët” dhe gjithë spin-doctorët e “të Madhërishmit”, që shkruajnë nga resortet e Rolling Hills, Kodra e Diellit, Laguna Blu apo Green Coast i Zamos ne Palasë, i ka kapluar një gaz e hare e paparë, që lëre ç’të të them…

Këta të “Rai Uno” nga Tirana, kanë hapur rrjetet sociale prej ngazëllimit dhe e kanë ngjitur riçin(reach) e “të Madhërishmit” më lartë se Mali Çikës, të cilin nuk po e ngjit dot prej 2 muajsh presidenti fringo i Partisë se Lartësive…

Shyqyr që u kemi. Pa ju, “të Madhërishmin” dhe mendjet tuaja të ndritura, ky vend do ishte një gjiriz i madh.

Tani po presim, që “mendjendriturit” tanë dhe “korifenjtë e gazetarisë” botërore, të ngopur dingas me milionat e marketingut prej “të Madhërishmit”, të na tregojnë sa vend përrallor është Shqipëria sa të lumtur duhet të jemi dhe sa largpamës është lideri ynë global… Po thjeshtë, në nuk kemi sy t’i shohim….

Për dreq nuk jetojmë ne oazet e kodrave dhe resorteve luksoze, nga ku kullat dhe gradaçelat e Tiranës, të ndërtuara me paratë e narkotrafikut dhe korrupsionit qeveritar, e bëjnë Shqipërinë të duket vërtet një vend “përrallor”…

Edhe fresklleku ka një kufi. Prandaj kujdes “çerçizër”, “agushër”, “çobo rrapushër”, sepse po i bëni aq shumë fresk liderit global, sa kam frike se do t’i fusni plevitin… Javë të mbarë dhe na tregoni ndonjë përrallë me gjyshër….

rama artan hoxha

Lini një Përgjigje