TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 13:55

Meta poshtë ballkonit të Berishës, Meçe: Fati i tyre do të jetë ‘opozita në burg’

Shkruar nga Pamfleti

Meta poshtë ballkonit të Berishës, Meçe: Fati i tyre do

Analisti Arben Meçe ka analizuar zhvillimet në kampin opozitar dhe sjelljet e Metës dhe Berishës. Sipas tij Berisha po e përdor kryetarin e partisë së Lirisë për interesat e tij.

Meçe tha se Meta sot është politikani më i papëlqyer.

“Meta është në përgatitje të të njëjtit status me Berishën, ai tenton ti bashkëngjitet kauzës së Berishës i një i burgosur politik. Monika mbetet thjesht deputete në PL. PD nuk ka qenë në këtë aktivitet prezente, pra mungoi në Konvente. Por Berisha e mbajti në distancë sepse Metën pavarësisht i intereson që të bashkëngjitet, duke e ditur kush është Meta. Sot Meta është politikani më i papëlqyer. Është vetë Meta ai që po i bashkëngjitet me forcë dhe Berisha është aq mjeshtër sa ta përdorë”, tha Meçe.

Gjithashtu analisti Meçe tha se Meta nuk po bën asgjë tjetër, veçse synon që t’i bashkëngjitet ish-kryeministrit Berisha.

“Ai po tenton të bashkëngjitet te Berisha që të marrë sa të mundet, ky kur të shkojë bashkë me Berishë tek kati i 7 do të dalin të tjerët, lironi liderët tanë. Pra do që të marrë statusin e një personi që është lideri i opozitës dhe që më pas të dalin të tjerët në mbështetje të tyre.”, tha ai.

arben mece ilir meta sali berisha

Lini një Përgjigje