
Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit privat “Stinët”, që akuzohet se i theu këmbën vajzës 3-vjeçare, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës. Çështja penale kundër saj i ka kaluar për shqyrtim gjyqësor gjykatës së kryeqytetit.
Vendimi për mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjyq është marrë në fillim të muajit Prill 2024, ku tashmë pritet që edukatorja Dehima të përballet në gjykatë për akuzën e “Keqtrajtim të të miturit”, duke i sjellë pasoja të rënda në shëndet.
Kjo vepër penale parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim. Ndërkohë edukatorja Majlinda Dehima, vijon të qëndrojë në paraburgimin “Ali Demi” në Tiranë.
Dehima u arrestua nga policia e Tiranës pasi familjarët e një vajze 3 vjeçe, e denoncuan rastin në polici dhe media, duke pretenduar se edukatorja i kishte thyer këmbën vajzës së tyre.
Lini një Përgjigje