
Zbardhet përgjigja e Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë, drejtuar komisionit hetimor të TIMS. Deputetët kërkuan të dhëna nga policia mbi ndërhyrjet dhe në një përgjigje të shkurtër, Rrumbullaku tregon shkeljet që ka kryer Ervin Muça duke ndërhyrë në sistem.
Sipas përgjigjes, ai nuk ka njoftuar eprorëve për hyrjen e personave të paautorizuar në server, duke u ekspozuar atyre detaje apo infrastrukturën e rrjetit të brendshëm të policisë së shtetit që përbën shkelje.
Po ashtu është përdorur kodi “Check in” pa dijeninë e policisë për të hyrë në ambientet e godinës në orët e vona të natës. Sipas policisë, Ervin Muça nuk ka realizuar detyrimet për përmirësimin e akteve sipas strukturës së re dhe afateve të caktuara në programin e punës.
PËRGJIGJA:
Nga grupi i punës është konstatuar se duke filluar nga orët e pasdites të datës 2.08.2023 dhe deri në orët e para të mëngjesit në godinën e departamentit të teknologjisë së informacionit janë parë lëvizje të shpeshta të Ervin Muçës, një pjesë e punonjësve të stafit dhe personave të tjerë jashtë kësaj strukture.
Janë konstatuar një sërë shkeljesh që bëjnë përgjegjës drejtuesin e departamentit të teknologjisë dhe informacionit.
1. Shkelja e procedurave standarde për hyrjen në godinën në Policinë e Shtetit
2. Mos njoftimi i eprorëve për hyrjen e personave të paautorizuar duke u ekspozuar atyre detaje apo infrastrukturën e rrjetit të brendshëm të policisë së shtetit që përbën shkelje.
3.Përdorimi i kodit Check in të punonjëses pa dijeninë e saj për të hyrë në ambientet e godinës në pa ndonjë arsye bindëse me persona të tjerët të paautorizuar dhe në orët e vona të natës
4. Mosrealizimin e detyrimeve nga Ervin Muça për përmirësimin e akteve sipas strukturës së re dhe afateve të caktuara në programin e punës.
Kryetari i Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin e TIMS, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në nisje të mbledhjes së ditës së sotme zbuloi institucionet që i janë përgjigjur kërkesave për informacion. Salianji u shpreh se një institucion si Policia e Shtetit, i ka tejkaluar afatet ligjore të kthimit të përgjigjeve. Gjithashtu deri më tani 3 institucione ende nuk kanë depozituar përgjigjes, Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Për opozitën kjo është një përpjekje për të zvarritur punën e komisionit hetimor, ndërsa Salianji me ironi tha Kryeministri ka qenë i zënë duke zgjidhur problemet në Itali, referuar emisionit të RAI për Shqipërinë.
Lini një Përgjigje