TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 18:45

Çështja McGonigal, Milaim Zeka: Agron Neza prezantohej te politikanët dhe biznesmenët si zyrtar i FBI-së

Shkruar nga Pamfleti
Çështja McGonigal, Milaim Zeka: Agron Neza prezantohej te
Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka ka folur për dosjen çështjen McGonigal, ku i përfshirë është edhe emri i ish agjentit Agron Neza.

Emri i Agron Nezës është përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë të shteteve të tjera.

Zeka tha se Agron Neza prezantohej shpesh te zyrtarët shqiptar dhe të Kosovës, si zyrtar i FBI-së dhe fakti që shpesh gjendej në tavolina me McGonigal krijonte besueshmëri se ai ishte pjesë  e saj.

Ai tha gjithashtu se ai vetë personalisht kishte takuar të dy në një restorant, pasi kishte njohje me vëllain e Agron Nezës.

“Agron Neza në kohën e sigurimit të Enver Hoxhës, ka qenë pjesëtar i sigurimit të shtetit, por në kohën e Sali Berishës, për shkak të përndjekjeve nga SHIK-u ai është arratisur. Më vonë në Kosovë dhe në Shqipëri ai është paraqitur si zyrtar i lartë i  FBI-së.

Dikujt i ka thënë se punon në FBI në Berlin, dikujt tjetër në FBI në Amerikë, por zyrtarë më të lartë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë e kanë besuar. Ai ka qenë për të besuar se unë personalisht e kam takuar Agron Nezën në një restorant në Shqipëri bashku me Charles McGonigal. Unë kam njohur me parë vëllain e Agron Nezës, që është gazetar shumë i mirë. Fakti që unë e kam takuar atë me shefin e FBI-së më ka krijuar një besueshmëri në raport me të dhe më ka krijuar  besueshmëri që Aron Neza ka qenë pjesë e FBI-së.", tha Zeka për Euronews.

Ju rikujtojmë se ditën e sotme Agron Neza ka dalë nga SPAK pas gjashtë orëve, ndërsa ishte thirrur në funksion të hetimeve për çështjen McGonigal.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëri udhëtime nëpër Europë, ku ish-zyrtari i FBI me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

 

milaim zeka Çështja mcgonigal

Lini një Përgjigje