Ditën e sotme mes 20 të arrestuarve në Elbasan si pasojë e megaoperacionit “Tempulli”, në pranga ka rënë edhe një anëtar i Këshillit Bashkiak i partisë së Ilir Metës.
Këshilltari bashkiak i arrestuar është Franko Hakilja i partisë së Lirisë, pjesë e koalicionit "Bashkë Fitojmë"
Në profilin e tij në facebook, më 23 shkurt 2023 ai ka publikuar një foto të tij me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta duket në një nga aktivitetet që kjo parti ka realizuar.
Ai ka përfunduar në pranga, ndërsa mbetet akoma e paqartë se në çfarë roli ka qenë, shpërndarës i thjesht apo me veprimtari më të gjerë në hierarkinë e shpërndarjes. Ndërkohë, në Fier në kuadër të po të njëjtit operacion është kapur Altin Backa, 34 vjeç, nga fisi i njohur i “të fortëve” të këtij qyteti.
Gjatë fazës së dytë të operacionit “Tempulli 2”, të zhvilluar mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin, u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.
Gjatë kësaj faze të operacionit “Tempulli 2”, u sekuestruan: 7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine, 10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro).
Lini një Përgjigje