TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2024, 16:58

"Shpërndahet me grupe 4-5 persona", Sokol Bregu: Zona më problematike në Tiranë ku shitet droga!

Shkruar nga Pamfleti
"Shpërndahet me grupe 4-5 persona", Sokol Bregu: Zona më
Gazetari Sokol Bregu

Në Tiranë nuk ka asnjë lagje që nuk shitet, përveç ndonjë lagjeje ku banojnë të pasurit.

Gazetari Sokol Bregu thotë se “Tempulli 2” është një operacion shumë i suksesshëm dhe duhet mbështetur nga media, opinioni publike dhe qytetarët pasi goditen shitësit e drogës pranë gjimnazeve dhe vendeve ku qëndrojnë të rinjtë.

Bregu tregoi se zona më problematike në Tiranë është ajo midis Brrylit dhe Rrugës Bardhyl.

Sipas Bregut me anë të operacioneve të tilla, do të ndalohet përhapja masive e tyre.

'Pothuajse në të gjitha qytetet kryesore që janë dhe prefektura, lokalitete të mëdha ku ka përdorues të shumtë droge. Në fillim doja të theksoja një shprehje që thotë “Atdheu fillon te familja jote” dhe kur fillon te familja ne duhet të jemi mbështetës të saj. Ka pakënaqësi dhe akuza duke i konsideruar si aksione të vogla. Për mua janë aksionet që duhet t’i mbështesim si opinion publik, si media, por edhe qytetarët duke dhënë informacione.

Në Vlorë kishte numër të madh të arrestuarve ndryshe nga herët e tjera. Është Tirana me numrin më të madh të të arrestuarve. Në Vlorë ka përdorim të shumtë nga adoleshentët. Ka qenë çdo gjë me urdhër të prokurorit. Nëse do i godasim kaq shpesh numri i tyre do ulet. Që gjimnazet të jenë më të pastra duhet ta ndihmojnë me informacione drejt policisë. Nëse shohim një shitje të lëndëve narkotike duhet ta raportojmë. Shifrat janë alarmante.

Operacioni për mua është i suksesshëm dhe shpresoj që 2-3 muajt e tjerë të vazhdojë. Ka 6 muaj që i kërkohen ekspertëve të antidrogës në qytete të dhëna se cilët janë. Ideja që ikën një shitës dhe vjen tjetër ndodh, por duke i goditur ne do të parandalojmë shitjen e mëvonshme apo përhapjen masive , jo se do të ndalojmë drogën.

Në Tiranë nuk ka asnjë lagje që nuk shitet, përveç ndonjë lagjeje ku banojnë të pasurit. Jo se nuk ka, por aty nuk shkon policia. Tirana është e krijuar me zona. Ata që janë të pasur janë grumbulluar në një pikë të caktuar të Tiranë. Janë lagje të krijuara në mënyrë të tillë që nuk ka problematika krimi.

Unaza e Re është problematikë në zhvillim, “Don Bosko” është problematikë në zhvillim, “Ali Demi” është po ashtu. Është e shpërndarë, po këtë herë ka pasur goditje sipas hetimeve që ka bërë prokuroria e rrethit me sektorin e antidrogës, kryesisht ato që kanë pasur gjimnaze afër. Gjimnazet kryesore ndodhet në një vend të caktuara, midis Brrylit dhe Rrugës Bardhyl.

Këta janë bërthama të caktuara të gjitha. Nga njeriu që e blen me pakicë, blen një sasi nga grosistët e mëdhenj dhe ka rrjetin e tij të shpërndarjes. Ka një tregtar të madh të drogës që e blen nga një vend i Amerikës Latine, ai nuk është në fokusin e policisë se nuk dihet se kush është, pavarësisht atyre që cakton media.

Nuk u kap grosisti i madh, ishin ata që blejnë me pakicë nga grosisti i madh. Ata kanë rrjetin e tyre të shpërndarësve 4 ose 5. Ky rrjet shpërndan jo vetëm për fitim, por për të nxjerrë dhe mallin që do të përdorë. Blen nga grosisti i vogël 5 gramë, shet 4 gramë me një çmim më të lartë dhe nxjerr pjesën e vet. Për mua do kënaqesha po të kishte një burg vetëm  me ata që shesin drogë se këta janë helmuesit direkt. Pa shitësit direkt, grosisti nuk del vet.

Shqetësimi im janë të rinjtë e këtij vendi që zhyten gjithmonë. Madje dhe ata që blejnë të shoqërohen për të parë se çfarë ndodh, t’i hyjë frika. Vetëm frika mund ta largojë. U kërkohet vetëm se ku i blen. Kjo lloj forme, edhe e shoqërimit të tyre mund të krijojë tension për të hequr dorë. Jo çdo gjë hiqet me psikolog dhe me opinion publik.

Është premtim i bërë nga Balla, besoj se do të vazhdojë. Kam përshtypjen që e ka në platformën e tij që kur të largohet të jetë njeriu që goditi shitësit e drogës në rrugë.', tha gazetari në MCN Tv.

sokol bregu zona më problematike në tiranë ku shitet droga

Lini një Përgjigje