TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2024, 15:57

Përplasja me armë zjarri në Shkodër, Apeli burgos për 22 vite Hot Doçin; lirohet i vëllai

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja me armë zjarri në Shkodër, Apeli burgos për
Vendi ku ndodhi përplasja me armë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila dënoi me 22 vite burg Hot Doçit për një përplasje me armë zjarri të ndodhur në 20 mars të vitit 2021 në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se Hot Doçi akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga 79/dh-22 i K.Penal” dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa vëllai i tij, Marian Doçi u shpall i pafajshëm.

Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2021, ku gjatë një shkëmbimi zjarri mes 2 vëllezërve Marian dhe Hot Doçi dhe Besmir Përkolës e shtetasit M.I. 2 vëllezërit mbetën të plagosur nga ngjarja, ndërsa pas hetimeve të prokurorisë, rezultoi se këta 2 të fundit kishin planifikuar atentatin ndaj Besmir Perkolës me të cilin kishin pasur një konflikt të çastit.

Lini një Përgjigje