Disa detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mesditën e kësaj të hëne në Krujë.
I plagosur ka mbetur Argron Asllani, 43 vjeç, ndërsa autori është identifikuar si Imer Kamberi, 52 vjeç.
Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit, ndërsa autori është ende në arrati.
Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri që Asllani pati me një bashkëfshatar të tij për motive të dobëta.
Lini një Përgjigje