TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2024, 11:17

Dy kalimtarët u plagosën nga rënia e skelës, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Dy kalimtarët u plagosën nga rënia e skelës, policia jep

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje rreth ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku si pasojë e rënies së një skele, u plagosën dy kalimtarë.

"Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.

Lini një Përgjigje