TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2024, 10:22

Vrasja e shqiptarit në Itali, flasin familjarët: Bledari mund të ketë parë a dëgjuar diçka që nuk duhej!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e shqiptarit në Itali, flasin familjarët: Bledari mund të

Familjarët janë të shokuar nga vrasja dhe i kërkojnë autoriteteve italiane drejtësi.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Është një rrufe në qiell të hapur. Duam drejtësi. Ndoshta ka parë a dëgjuar diçka që nuk duhej’ thotë i vëllai, citon ‘il gazzetino’.

Edhe e motra kërkon drejtësi: “Duhet të na thonë kush ka qenë autori. Nuk kishte probleme me drogën dhe paratë”

 39 vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një pyll të vogël në  Paderno di Pieve të Grappa në Treviso të Italisë. Bledari ishte resident në Asolo dhe u gjet i vrarë mëngjesin e 21 janarit 2024 nga një mik i familjes.

Trupi , iu gjet i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Ishte goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me  majën e thikës. Një nga goditjet I shpoi një mushkëri.

Në krahë, megjithatë, plagët tipike të atyre që përpiqen të pengojnë goditjet. Dedja duket që është përleshur me autorin por fatkeqësisht nuk mjaftoi. 

Lini një Përgjigje