TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2024, 09:39

Shkëmbi u shkëput nga mali dhe i zuri gjymtyrët, publikohen pamjet kur forcat zjarrfikëse nxjerrin 25-vjeçarin nga Përmeti! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shkëmbi u shkëput nga mali dhe i zuri gjymtyrët, publikohen

Janë publikuar pamjet dramatike nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Përmet, ku një 25-vjeçar u zu poshtë nga një pjesë shkëmbore. Në video shihet momenti kur forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të shpëtuar të riun.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çarçovë, mëngjesin e sotëm. I riu Dhimitër Vangjeli u bllokua në pjesën e poshtme të gjymtyrëve nga një pjesë shkëmbore, teksa ishte duke fjetur.

Sakaq, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur dhe lëvizjen e masës shkëmbore, ndërsa me matrapik dhe mjete të tjera arritën të lëviznin prej aty të riun.

shkëputet shkëmbi shpëtohet 25 vjeçari

Lini një Përgjigje