
Një gjysëm kafkë njeriu është gjetur mbrëmjen e sotme në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit” në Tepelenë.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake, dyshohet se gjysëm kafka është e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.
Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore.
"Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, Tepelenë, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.
Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje