TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2024, 16:25

Vritet me thikë shqiptari në Itali, trupi i 39-vjeçarit gjendet i braktisur në pyll; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Vritet me thikë shqiptari në Itali, trupi i 39-vjeçarit gjendet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku trupi i pajetë i një shqiptar është gjetur në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, në provincën e Trevisos.

Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Bledar Dedja, 39-vjeç, në trupin e të cilit u konstatuan plagë me thikë.

Trupi u zbulua mëngjesin e sotëm, 21 janar. Dedja prej disa kohësh jetonte dhe punonte në zonë.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe departamentet e mjekësisë ligjore, prokurori i Prokurorisë së Trevisos Sabattini dhe eksperti mjekësor Furlanetto për një ekzaminim fillestar të jashtëm të trupit. Nga këqyrja fillestare e trupit, dolën shenja të plagëve me thikë në kokë dhe gjoks.

Hetimet sapo kanë nisur dhe për momentin nuk përjashtohet asnjë hipotezë hetimore.

Në vendin ku u gjet trupi, u gjet edhe një makinë e bardhë, të cilën ekspertët e departamentit shkencor të Karabinierëve e analizuan në kërkim të provave dhe të dhënave që mund të ndihmonin në rindërtimin e asaj që ndodhi. Trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe kohën e vdekjes.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani në bazë të dëshmive të miqve dhe të afërmve të 39-vjeçarit, burri është parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës brenda një klubi ku punonte. Pasi nuk u kthye në shtëpi nga puna, të afërmit ngritën alarmin mëngjesin e sotëm.

Pak orë më vonë, policia bëri zbulimin e trupit të pajetë.

shqiptar itali pyll

Lini një Përgjigje