TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2024, 13:29

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së saj, arrestohet 40-vjeçari në Peqin

Shkruar nga Pamfleti

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së saj,

Policia ka arrestuar një 40 vjeçar në Peqin, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe ndaj nënës së saj.

Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një thikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 40-vjeçarit, 1 mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

arrestohet dhunë

Lini një Përgjigje