TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2024, 11:55

Nga lidhja me vajzën e autorit te plagosja e saj në 2009, konfliktet që çuan në vrasjen e 52-vjeçarit në Burrel

Shkruar nga Pamfleti

Nga lidhja me vajzën e autorit te plagosja e saj në 2009, konfliktet

Zbardhen detaje të tjera rreth vrasjes së 52-vjeçarit në Burrel. Ngjarja ndodhi në fshatin Vig të Burrelit. Autori i vrasjes, Islam Mata, ka pasur konflikte të hershme me viktimën, Petrit Puplën. Mësohet se konfliktet në fjalë nisën që në vitin 2009.

Në vitin 2009 Petrit Pupla i ka dalë një furgoni para dhe ka plagosur gocën dhe kunatën e Islam Matës, me automatik (tezen e vajzës). Autori në fjalë u dënua me 21 vite burg për krimin, ndërsa bëri vetëm 12 vite. Pas daljes nga burgu, mësohet se dy familjet kanë arritur që të shuajnë mosmarrëveshjet, pasi kanë pirë dhe kafet për ‘larjen’ e gjakmarrjes. Por sot në rrethana ende të paqarta, 63-vjeçari ka vrarë me armë gjahu 52-vjeçarin.

Sakaq, ka dyshime se vajza e autorit ka pasur më herët një lidhje me viktimën e sotme. Fill pas krimit, autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

burrel vrasja e në burrel plagosje

Lini një Përgjigje