TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2024, 22:25

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë në Kolumbi, kishte destinacion Evropën; dyshohet se u porosit nga karteli ballkanik

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë në Kolumbi, kishte destinacion

Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar një sasi prej 2.6 ton kokainë, të fshehur mes kutive me banane. Kokaina u sekuestrua gjatë një kontrolli që iu bë kontejnerëve të mallrave që ndodheshin në portin e Santa Martës.

Në vend u kontrollua një kontejner që u raportua se ishte një ngarkesë me banane me destinacion Vlissingen, Holandë. Ndërsa operacioni i dytë u krye në port nëpërmjet inspektimit të një ngarkese me banane që kishte si destinacion përfundimtar portin e Antwerpen, Belgjikë.

Sipas mediave vendase, nuk përjashtohet mundësia që kokaina e pastër të jetë për trafikantët e të ashtuquajturit karteli ballkanik, i cili ka bashkuar bosët e mafias shqiptare dhe serbe.

sekuestrohet kokainë karteli ballkanik

Lini një Përgjigje