TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2024, 16:20

“1 mln euro për kokën e Benzemasë”, Artan Hoxha tregon si mundi 19-vjeçari shqiptar të vrasë një nga mafiozët më të mëdhenj në Bagdad

Shkruar nga Pamfleti

“1 mln euro për kokën e Benzemasë”, Artan Hoxha

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjes e mafiozit më të madh irakian, Mustafa Aljiburi, i njohur ndryshe me nofkën “Benzema”.

Hoxha tha se për vrasjen e Benzemasë ishte vënë ishte 1 milion euro shpërblim. Ekzekutori sipas tij është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare banues në Suedi dhe i identifikuar si Xhuliano Prenga.

Sipas Hoxhës, Prenga mund të jetë rekrutuar nga kundërshtarët e Aljiburit, pasi është e pamundur që një adoleshent të shkojë në Bagdad dhe të vrasë në atentat një nga njerëzit më të mbrojtur.

Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e kokainës.

“Xhuliano Prenga dyshohet se të jetë rekrutuar nga kundërshtarët e Mustafa Aljiburit, i njohur me nofkën “Benzema” pasi i ngjante dhe imitonte futbollistin, që të kryente këtë vrasje. Jepeshin 1 milion euro për atë që vriste Benzemanë. Nuk e dimë është bërë apo jo kjo pagesë. Kur i ka kërkuar para nënës që të shkoj në Bagdad ajo nuk ia ka dhënë. Xhuljano i tha që kam një mik që më ka ftuar aty, por e ëma nuk ka pranuar dhe nuk ia ka dhënë lekët e biletës. Ai jeton në Suedi”, tha Hoxha.

Hoxha më tej shtoi se atij ia kanë prerë biletën ata që e kanë nisur dhe se kjo është një ngjarje e organizuar pasi është e pamundur që një 19-vjeçar të orkestrojë këtë atentat. Sipas tij Xhuliano e ka qëlluar 14 herë “Benzemanë” dhe ia ka arritur të shpëtojë pasi ata që kanë organizuar ngjarjen kanë menduar ta vrasin Xhulianon, por 10 minuta pasi arriti të arratisej ai është arrestuar.

"Ja kanë prerë biletën ata që e kanë nisur. Ka shkuar më datë 7 në Bagdad, edhe duket që është ngjarje e organizuar pasi nuk ka mundësi një 19-vjeçar sado I trajnuar dhe I vendosur të shkojë në Bagdad në një qytet të panjohur, të gjejë armë zjarri dhe të godasë një person kaq të mbrojtur siç është Aljiburi. Kjo do të thotë që një strukturë e tërë e ka ndihmuar që ai ta bëjë këtë gjë. Ai ka marrë informacion që Aljiburi ka qenë në rrugën që lidh aeroportin me qytetin, rruga më e dendur që ka Bagdadi. Ai shkon me motor dhe e gjen në një moment kur trafiku nuk është i ndaluar, por makinat lëvizin me shpejtësi të vogël. I afrohet me motor, në një moment zbret nga motori dhe e qëllon 14 herë. Benzema ishte i vetëm në makinë, por kishte shoqërues, para dhe mbrapa. Sipas të dhënave ata që kanë organizuar ngjarjen kanë menduar që mund ta vrasin aty Xhuljanon, por ai është treguar i shkathët dhe është larguar nga vendngjarja. Për shkak të komunikimeve me radio të policisë, 10 minuta më mbrapa, një patrull policie godet motorin dhe ai ka tentuar të largohet me vrap, por më pas është arrestuar”, rrëfeu Hoxha në “Euronews Albania”.

 

artan hoxha xhuliano prenga vrasja e mafiozit në irak

Lini një Përgjigje