Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Burrelin.
Islam Metës, autorit të vrasjes së 52-vjeçarit Petrit Kuka, në vitin 2013 i është plagosur vajza nga viktima.
Ky i fundit ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan me dikë tjetër.
Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua. Prej atëherë marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.
Lini një Përgjigje