
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Mat. Mësohet se autori i ngjarjes është Islam Meta, 63-vjeç, ndërsa viktima është Petrit Kuka 52-vjeç.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është hakmarrja.
Sipas policisë vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të 11 viteve më parë ku autori kishte plagosur të bijën.
Kuka ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan vajzën me dikë tjetër.
Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua. Prej atëherë marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.
Lini një Përgjigje