TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2024, 10:46

Tronditet Burreli, vritet me armë zjarri një 52 vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Burreli, vritet me armë zjarri një 52 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin mëngjesin e sotëm.

63 vjeçari Islam Meta ka vrarë me armë zjarri një 52 vjeçarin Petrit Kuka. Pas krimit ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar.

Sipas  policisë vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të 11 viteve më parë ku autori kishte plagosur të bijën.

Kuka ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan vajzën me dikë tjetër.

Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua. Prej atëherë marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.

"Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë  gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje,  pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas  ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje  dhe  po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.

burrel

Lini një Përgjigje