TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2024, 10:57

Vrasja në Burrel, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Burrel, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit

Zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Burrel.

Mësohet se autori i vrasjes është Islam Meta, ndërsa viktima është Petrit Kuka.

63-vjeçari Islam Meta ka vrarë paraditen e sotme me armë gjahu 52-vjeçarin Petrit Kuka.

Autori është dorëzuar menjëherë pas ngjarjes, teksa ka rrëfyer në polici të gjitha detajet.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje pasi në vitin 2013 Petrit Kuka i ka plagosur vajzën Islam Metës.

“Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje