
Pas daljes nga burgu, mësohet se dy familjet kanë arritur që të shuajnë mosmarrëveshjet, pasi kanë pirë dhe kafet për ‘larjen’ e gjakmarrjes. Por sot në rrethana ende të paqarta, 63-vjeçari ka vrarë me armë gjahu 52-vjeçarin.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth vrasjes së 52-vjeçarit në fshatin Vig në Burrel.
Autori i vrasjes, Islam Mata, ka pasur konflikte të hershme me viktimën, Petrit Puplën. Mësohet se konfliktet në fjalë nisën që në vitin 2009.
Petrit Pupla i ka dalë një furgoni para dhe ka plagosur gocën dhe kunatën e Islam Matës, me automatik (tezen e vajzës).
Autori në fjalë u dënua me 21 vite burg për krimin, ndërsa bëri vetëm 12 vite. Pas daljes nga burgu, mësohet se dy familjet kanë arritur që të shuajnë mosmarrëveshjet, pasi kanë pirë dhe kafet për ‘larjen’ e gjakmarrjes.
Por sot në rrethana ende të paqarta, 63-vjeçari ka vrarë me armë gjahu 52-vjeçarin.
Sakaq, ka dyshime se vajza e autorit ka pasur më herët një lidhje me viktimën e sotme.
Fill pas krimit, autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
"Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat."-njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje