TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2024, 13:25

Operacioni antidrogë/ Identifikohet njëri prej të arrestuarve, prej 20 vitesh ishte shpërndarës kokaine në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni antidrogë/ Identifikohet njëri prej të arrestuarve,
Astrit Deliu

46 vjeçari Astrit Deliu është njëri prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. 

Atij i janë gjetur sasi e konsiderueshme e dozave të kokainës dhe një pistoletë “Bereta”.

Aktivitetin ai e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës, ndërsa asnjëherë më parë nuk ishte prekur, edhe pse dyshohet se prej 20 vitesh ka qenë shpërndarës i kokainës dhe drogave të tjera në zonë.

 Një operacon i gjerë mbarëkombëtar është ndërmarrë sot për të luftuar trafikun e drogës. Bëhet fjalë për goditjen e 7 grupeve kriminale.

Janë lëshuar 295 urdhërarreste nga prokuroria nga të cilat janë ekzekutuar deri tani 273 prej tyre.

Arrestimet janë kryer në kuadër të 66 hetimeve proaktive ndërsa janë kryer 306 kontrolle.

 

operacioni antidrogë

Lini një Përgjigje