TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 12:42

“Tempulli 2”/ Balla: Nuk pati rrjedhje informacioni, janë sekuestruar drogë dhe armë pa leje

Shkruar nga Pamfleti

“Tempulli 2”/ Balla:  Nuk pati rrjedhje informacioni, janë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ‘Tempulli 2’ ku janë goditur grupe të shpërndarjes së drogës. Në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’ janë arrestuar rreth 270 persona.

Balla tha se gjatë këtij operacioni kanë sekuestruar një sasi të madhe lëndësh narkotike dhe një numër armësh pa leje.

“Kemi arritur të realizojmë një fazë të dytë të Tempulli. Ka disa suksese, ka qenë një operacion i madh në shkallë kombëtare, suksesi i parë lidhet me faktin që nuk kemi patur rrjedhje të informacionit. Urdhrat e lëshuar, janë realizuar me suksese. Biem dakord me të gjithë banorët se na duhet të rrisim prezencën tonë në territor për shkolla të sigurta. Edhe sasia e lëndëve narkotike është shumë e madhe kraharuas me pritshmëritë. Edhe gjatë këtij operacioni kemi një numër armësh pa leje të sekuestruara”, tha Balla në një prononcim për mediat.

Ndër të tjera Balla u shpreh se Kodi i ri Penal, i cili është në hartim do të shtrohet për diskutim publik dhe se pjesë e tij do të jetë edhe lehtësitë ligjore për personat që dorëzojnë armët pa lejë në mënyrë vullnetare.

taulant balla operacioni tempulli

Lini një Përgjigje