TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 12:23

Operacioni antidrogë në rang kombëtar, Rrumbullaku: U goditën 7 grupe kriminale, 273 të arrestuar!

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni antidrogë në rang kombëtar, Rrumbullaku: U

Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një konferencë për mediat lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar në të gjithë vendit.

Rrumbullaku theksoi se faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por ka në fokus kriminalitetin në të gjithë vendin.

Gjithashtu drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nënvizoi se në megaoperacionin e shtrirë në të gjithë vendin janë goditur anëtarët e shtatë grupeve kriminale dhe se mbi 270 persona janë arrestuar.

Në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme janë inicuar 66 hetime proaktive. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por ka në fokus kriminalitetin në të gjithë vendin. Fokusi ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në këtë operacion janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, tha Rrumbullaku. 

Lini një Përgjigje