
Këto “grupe ekspertësh” me 90 punonjës në total, janë thjeshtë vende pune për patronizhistët, familjarët dhe miqtë e pushtetarëve, siç u sajua struktura e koordinatorëve anti-korrupsion me 87 punonjës dhe 10 agjenci qeveritare fantazma me 320 punonjës...
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave, tha se deputetët e PS-së kanë mbështetur “idenë” e tij, që në Kuvend të shtohet një strukturë me disa grupe specialistësh, për të rritur efiçencën e parlamentit, në kontrollin e punës së qeverisë dhe institucioneve të pavarura.
Nga kampi i Foltores, u tha se kjo strukturë e shtuar punonjësish në Kuvend, bëhet me qëllim që PS të shantazhojë SPAK-un, Gjykatën e Posaçme, krejt organet e drejtësisë dhe agjencitë e pavarura, ndërsa SHISH, Policinë e Anti-Trafikun, zyrtarisht i ka në vartësi kryeministri.
Kjo hipotezë e Foltores është tymnajë, mbasi i vetmi raport që SPAK dhe krejt institucionet e drejtësisë kanë me parlamentin është raportimi vjetor, madje aktiviteti i tyre, monitorohet dhe orientohet nga platforma e SHBA-BE.

Më konkretisht, Eduard Shalsi, tha: - Për të përballuar dhe përmirësuar veprimtarinë e parlamentit, duhen shtuar kapacitetet njerëzore, për shkak të volumit të shtuar të punëve, me ligjet që duan ekspertizë në Kuvend, në komisionet parlamentare dhe për të kontrolluar veprimtarinë e qeverisë e institucioneve të pavarura.
Në fakt, Eduard Shalsi dhe asnjë deputet i PS, nuk ka guxim as ta mendojë, nismën për të kontrolluar qeverinë e jo ta propozojnë, sepse e kemi parë, që në 10 vite nuk kanë kundërshtuar asnjë ligj klientelist; madje me urdhër të Bablokut, votuan ndalimin e komisioneve hetimore.
“Ideja” e Eduard Shalsit, për të krijuar strukturë shtesë në parlamentar, për gjoja kontrollin e punëve të qeverisë e institucioneve të pavarura, është skemë e Bablokut, për të shtuar vende pune për patronazhistët në administratë.
Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, thuhet se në Kryesinë Kuvendit do shtohen 90 nëpunës të tjerë, si gjoja “Grupe pune ekspertësh” të atashuar pranë kryetares Lindita Nikolla, pranë komisioneve, këshillave e byrosë parlamentare; fondin e pagave të të cilëve, Ministria e Financave e ka bërë gati qysh në fund të dhjetorit 2023.

Këto “grupe ekspertësh” me 90 punonjës në total, janë thjeshtë vende pune për patronazhistët, siç u sajua struktura e koordinatorëve anti-korrupsion me 87 punonjës dhe 10 agjenci qeveritare fantazma me 320 punonjës.
Përse duhen shtuar 90 nëpunës të tjera në Kuvend me paga nga 1 deri 1.3 milionë lekë në muaj, kur organikën e përhershme për vitin 2024 e ka me 463 nëpunës, me 42 këshilltarë e ekspertë të jashtëm dhe 140 deputetë, që si “punë” kanë vetëm 1 seancë parlamentare në javë e nga 2-3 mbledhje komisionesh në muaj?
Së pari, në organikën totale të qeverisë, janë 100 vende rezervë, si paga të planifikuara në buxhetin e vitit 2024, me të cilët mund të krijohet struktura shtesë për Kuvendin dhe Parlamentin.
Së dyti, nëse duhen kontrolluar qeveria dhe institucionet e pavarura, ka struktura të posaçme me shumë punonjës e paga nga 2-3 milionë lekë; madje vetë parlamenti ka kapacitete të tepërta njerëzore e financiare, për të kontrolluar sipas kompetencave që u ka dhënë Kushtetuta./Pamfleti
Lini një Përgjigje