TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 09:40

Kush është “bankierja” nga Turqia që do para? Eksperti Softa: Të dhënat personale të qytetarëve janë në rrezik!

Shkruar nga Pamfleti
Kush është “bankierja” nga Turqia që do para?
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa është shprehur se të dhënat personale të qytetarëve janë të rrezikuara në çdo vend të botës.

Softa tregoi shembullin e një “bankiereje” turke, e cila sipas tij shfaqet në shumë profile në Facebook dhe kërkon që të marrë para nga përdoruesit.

Softa tha gjithashtu se ai vetë e kishte bllokuar rreth 100 herë adresën e bankieres, por ajo sipas tij, shfaqet sërish.

Gjithashtu porositi përdoruesit e telefonave celularë që të fshijnë aplikacionet e panevojshme nga aparati i tyre, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për ruajtjen e të dhënave.

“Që të kuptojmë nëse telefoni është duke u hakuar, së pari duhet të shikojmë nëse në telefon kemi aplikacione të panevojshme dhe të dyshimta, që nuk i kemi pasur më parë. E dyta disa aplikacione që nuk të hyjnë në punë duhet t’i largosh nga vetja.

Për Iphohe aplikacionet duhet t’i marrësh përmes platformës që ata kanë dhe jo në mënyrë pirate. Kjo është një nga avantazhet e platformës Apple. Në çdo shtet ndodh që të dhënat personale janë të rrezikuar.

Edhe në Facebook po të shikosh unë shikoj herë pas here shqetësimet e kolegëve që shkruajnë për një profil të caktuar të një bankiereje nga Turqia. Ajo fshije sa të duash, bllokoje sat ë duash, shfaqet sërish me të njëjtin emër.

Fillimisht të thotë që kam kaq kohë që e kërkoj emrin tuaj, kam kaq para sa duhet të kalojë, etj. Ky emri që them unë mund ta kem bllokuar të paktën 100 herë. Një emër me Tusun”, tha Softa.

Lini një Përgjigje