TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 08:12

Pikëpyetje për burimet e pasurisë, KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi

Shkruar nga Pamfleti

Pikëpyetje për burimet e pasurisë, KPK shkarkon gjyqtarin Avni

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për këtë gjyqtar. Sejdi nuk ishte i pranishëm në seancën e njoftimit të vendimit.

Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, u përball gjatë seancës dëgjimore me pyetje për pamundësitë financiare në krijimin e pasurive, si dhe për probleme në kriterin profesional.

KPK evidentoi në fillim të seancës dëgjimore se subjekti nuk kishte qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin, pasi nuk kishte vendosur në dispozicion dokumentet e kërkuara.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Sejdi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Avni Sejdi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës.

Në vitin 2007, Sejdi u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë./BIRN

Lini një Përgjigje