TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 22:34

“21 janari, njollë turpi për vendin”, Ditmir Bushati: Duhet drejtësi për 4 viktimat!

Shkruar nga Pamfleti

“21 janari, njollë turpi për vendin”, Ditmir Bushati:

Ish-ministri Ditmir Bushati ka kujtuar sot viktimat e 21 Janarit. Në një reagim të bërë në rrjetin social  Facebook, ai shkruan se 21 Janari i 2011 ishte një njollë turpi në historinë e vendit.

Ai shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë, pasi drejtësia e munguar peshon jo vetëm mbi familjarët e protestuesve të vrarë, por edhe mbi ndërgjegjjen tonë si shoqëri.

“Përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, 21 Janari i vitit 2011, nxorri nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instikte primitive, ku politikanë, propagandistë e televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hierarkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie.

Drejtësia e munguar peshon jo vetëm mbi familjarët e protestuesve të vrarë, por edhe mbi ndërgjegjjen tonë si shoqëri. Në mënyrë që e drejta të kërkohet edhe kundër vetë shtetit, nuk mjaftojnë veç magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar. Duhet që secili të bëjë atë që ka për detyrë të bëjë, për të kontribuar në një qeverisje më të ndershme e më të drejtë. Sepse drejtësia para së gjithash është frymë qeverisje", shkruan Bushati. 

Lini një Përgjigje